Propozim masa dhe zgjidhje për tejkalim të krizës energjetike, sot duhet të konstatohen në mbledhjen e Këshillit drejtues të Odës ekonomike.
“Oda ekonomike, pas anketës së mbajtur për humbjet të cilat i pësuan kompanitë anëtare në krizën energjetike në vitin 2022, i prezantoi rezultatet para dy trupave më të lartë tl Odës. Siç u definua, propozim masat konkrete për tejkalim të krizës energjetike, do të konstatohen në mbledhjen e posaçme të Këshillit drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me të cilën kryeson kryetari i Odës, Branko Azeski dhe i Asociacionit energjetik të Maqedonisë së Veriut (AEM), i cili kryesohet nga prof.dr. Koço Angjushev”, thuhet në kumtesën e Odës.
Mbledhja do të mbahet në hapësirat e Odës ekonomike me fillim në orën 11:00.