Që sot pasdite deri të mërkurën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Nëpër disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe vetëtima, ndërsa në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig, erë të përforcuar dhe kushte për breshër, kumtoi DPHM.
Të mërkurën do të fryejë erë e përforcuar veriore, që do të kushtëzojë uljen e temperaturave të ditës për disa gradë. Të enjten dhe të premten temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta.
Në fushëgropën e Shkupit që sot pasdite deri të mërkurën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Në disa pjesë të Fushëgropës së Shkupit do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, erë, vetëtima, në formë të motit të lig.