Kovaçevski, tërësisht i varur nga BDI, nuk i lejohet të thotë asnjë fjalë për krimin dhe mosrespektimin e shtetit, Kushtetutës, por edhe Marrëveshjes Kornizë nga Bujar Osmani, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
“Përderisa Osmani në një takim me kolegun e tij nga Spanja sillet në mënyrë të pahijshme ndaj Maqedonisë dhe poshtëron vendin në skenën ndërkombëtare, Kovaçevski vetëm turpërohej. Ai nuk guxon as ta dënojë, e aq më pak ta sanksionojë, sepse nëse e bën këtë të nesërmen, qeveria e tij do të bjerë dhe kështu ai nuk do të mund të qëndrojë në pushtet edhe një ditë dhe të vjedhë popullin.
E ndërsa Kovaçevski sillet ashtu siç është, thjesht vetëm kryeministër jo, Bujar Osmani nuk e respekton sundimin e ligjit dhe në një takim zyrtar me një ministër të një shteti tjetër, mori përsipër të flasë në gjuhën shqipe, edhe pse sipas Kushtetutës, e vetmja gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar në Maqedoni është gjuha maqedonase”, thonë nga partia.
Nga aty shtojnë se BDI dhe Osmani po e vendosin veten në hartë se mostoleranca etnike shkaktohet sa herë që dikush kërkon përgjegjësi për krimin e kryer, shkelje të Kushtetutës, ligjeve apo poshtërim të shtetit./.zhurnal.mk/