Lajme nga vendi
Kasami bën homazhe pranë bustit të Mujdin Aliut në Poroj
Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami sot ka bërë homazhe pranë bustit të Mujdin Aliut në fshatin Poroj.
“RA NË LUFTËN E KOSHARES PËR TË MOS VDEKUR KURRË!
Rruga e lirisë ishte e shtruar me gjak e me sakrificë, në 24 vjetorin e rënies heroike sot kujtojmë dëshmorin Mujdin Aliu.
Atdhedashuria e Mujdinit ishte e pashoq pasi ai nuk përkrahu luftën vetëm verbalisht, por u rreshtua në vijën e parë të fronit në zonën operative të Dukagjinit.
Simboli i trimërisë dhe lirisë i cili mbetet shtylla e fortë shqiptare dhe e luftëtarit guximtar!
I nderuar që sot të marr pjesë në Krosin pranveror “Mujdin Aliu” organizuar nga shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Lavdi! “, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve
Përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve është mobilizimi i qytetarëve dhe dalja masive. Nëse të dyja partitë vendosin të bojkotojnë, me këtë do të tregojnë papjekuri, përkatësisht se nuk janë parti shtetformues, por parti që udhëheqin interesat e atyre pak njerëve që drejtojnë. Këtë sot e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ishte për vizitë në Ohër.
“Duhet të jeni dinjitoz edhe në humbje. Ndërsa dje VMRO-DPMNE, me rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve e fitoi bindshëm koalicionin e plotë qeveritar. Këtu e kamë fjalën për dy kandidatët në pushtet – njëri është Stevo Pendarovski, i dyti është Bujar Osmani. Kur së bashku i mbledh janë rreth 300 mijë vota. VMRO-DPMNE vetëm, përkatësisht profesoresha Siljanoska ka 363 mijë vota, sipas shifrave të fundit që vijnë nga KSHZ-ja. Do të thotë VMRO-DPMNE ashtu siç u tha, ashtu bëri bashkë me popullin, e mposhti Qeverinë. Është e qartë se ka shumë ndjenja antiqeveritare. Ato në këtë mënyrë tregojnë se nuk janë parti shtetformuese, se udhëhiqen nga interesi personal. Dhe mendoj se qytetarët do ta kuptojnë më 8 maj gjatë rrethit të dytë dhe në zgjedhjet parlamentare, dhe do të arrijmë në shumicën në Parlament si opsion politik dhe koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE”, theksoi ai.
Lideri i partisë e shfrytëzoi rastin për ta kujtuar opinionin maqedonas se dy herë në të kaluarën VMRO-DPMNE ka mundur të sillet në mënyrë të papjekur dhe të papërgjegjshme dhe të shantazhojë, edhe në vitin 2019 edhe në vitin 2004, por si parti mori pjesë në ato zgjedhje, luftoi deri në fund dhe ishte dinjitoze edhe në humbjen.
Njëkohësisht, ai u bëri thirrje qytetarëve masivisht, si asnjëherë më parë, të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në rrethin e dytë të zgjedhje presidenciale, për të mos lejuar, siç tha, “tipin e politikanëve që janë pjesë e udhëheqësisë së LSDM-së dhe Ali Ahmeti, të shantazhojnë Maqedoninë, ndërsa vendi të zhytet në moçalen politike që ata duan ta imponojnë.
Lajme nga vendi
Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, nuk ka rivotim në tre vendvotimet në Kumanovë, do të shkarkohen këshillat zgjedhorë
Votimi në tre vendvotimet në rajonin e Kumanovës ku dje kishte ndërprerje më shumë se tri orë nuk do të përsëritet sepse kjo nuk ndikon në rezultatet përfundimtare, ndërsa do të shkarkohen këshillat zgjedhorë në këto vendvotime, vendosi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në mbledhjen e mbajtur sot pasdite ishte sqaruar se këshillat zgjedhorë nuk kanë vepruar në bazë të udhëzimeve të KSHZ-së.
“Në bazë të procesverbaleve të arritura nga KKZ të dorëzuara në KSHZ dhe nga kontrolli në të njëjtat dhe komunikimi të cilin e kemi realizuar gjatë ditës së djeshme me KKZ Kumanovë konfirmuam se këshillat zgjedhorë në këto tre vende nuk kanë vepruar në bazë të udhëzimeve të cilat i sjell KSHZ”, tha Boban Stojanovski nga KSHZ.
Gjithashtu KSHZ e angazhoi edhe shërbimin juridik që të vërtetojë nëse ka baza për përgjegjësi në këshillat zgjedhorë.
“Këtë e bëjmë jo vetëm sepse ka bazë ligjore për shkarkim, por edhe për shkak të detyrimit tonë ligjor që të kujdesemi për ligjshmërinë dhe të dërgojmë në sy në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare porosi të përgjithshme për të drejtat dhe përgjegjësitë e organeve për zbatimin e zgjedhjeve. Kjo do të jetë porosi për të gjithë këshillat zgjedhorë se duhet ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe sipas ligjit”, tha Boris Kondarko.
KSHZ vendosi që këshillat zgjedhorë më 8 maj kur do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe rrethi i parë për zgjedhjet parlamentare të kenë nga shtatë anëtarë në vend të pesë anëtarëve të tanishëm me qëllim të efikasitetit më të mirë në organizimin e punës, shmangien e turmave në vendvotime dhe shmangien e mundësisë nga gabimet eventuale.
Në bazë të rezultateve zyrtare të cilat sot pasdite i publikoi KSHZ, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale hyjnë kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska – Davkova.
Për Siljanovska-Davkovën votuan 363.086 votues ose 40,08 për qind, për Pendarovskin 180.500 votues ose 19,92 për qind, për Bujar Osmanin nga BDI 121.088 ose 13,07 për qind, për Maksim Dimitrievskin nga ZNAM 83.856 votues ose 9,26 për qind, për Srben Taravarin nga opozita shqiptare Vlen 83.393 votues ose 9,2 për qind, për Biljana Vankovskën nga partia E majta 41.331 vota ose 4,56 për qind dhe për Stevo Jakimovskin nga GROM – 8.121 vota.
Në rrethin e parë të votimit kanë votuar 905.971 qytetarë gjegjësisht 49,93 për qind. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të papërdorura është 908.384, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 24.562 ose 2,71 për qind.
Ankesat për mënyrën e votimit mund të parashtrohen në KSHZ deri nesër në orën 19, ndërsa deri nesër në mesnatë skadon edhe afati për ankesa lidhur me grumbullimin e rezultateve nga zgjedhjet. KSHZ është e detyruar të marrë vendim në afat prej 72 orëve pas pranimit të ankesës, ndërsa kandidatët kanë të drejtë padie në Gjykatën Administrative e cila, duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.
Lajme nga vendi
Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
Në kutitë e votimit të raundit të parë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale, ka pasur një numër të madh fletëvotimeve të pavlefshme. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Në ueb faqen e KSHZ-së shihet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 24.549.
Në çdo zgjedhje, disa dhjetëra mijëra vota përfundojnë kështu. Për shembull, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në 2019, ishin 32.696 fletë votimi të pavlefshme. Kështu përfunduan në zgjedhjet parlamentare të 2020 31.564 fletë votimi, ndërsa në 2016 – 38.712 fletë të pavlefshme.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve