Të mekurën nga orën 18.10 në Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “18 Nëntori” dhe “Beogradska” në Gostivar, vetura “Opel” me targa të Gostivarit e drejtuar nga shtetasi kosovar me banim në Gostivar E.H (25), ka goditur një këmbësorë të mitur nga Gostivari.
Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer hetim në vendin e aksidentit. (U.H)