Nga dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut, pasagjerët do të fluturojnë në pesë linja të reja ajrore. Në këto pesë linjat në katër shtete do të fluturojnë aeroplanët e kompanisë “Lufhanza” nga Gjermania dhe “Wizer” nga Hungaria, pas mbështetjes financiare të cilën e siguroi Qeveria e Maqedonisë së Veriut, po vendosin linja të reja ajrore.
Linjat janë për në Gjermani, Luksemburg, Austri dhe Slloveni. Mbështetja totale për linjat ajrore është 5 milionë euro për tre vjet.
“Jam i sigurt se përmes subvencionit të linjave ajrore, mundësojmë rritje ekonomike dhe të trafikut ajror. Për këtë shkak, si qeveri vendosëm për përkrahje financiare për të nxitur zhvillimin e trafikut ajror në vendin tonë. Me këtë investojmë në cilësi dhe zhvillim të fluturimit civil, formimin e çmimeve më konkurruese dhe më të kapshme të biletave, me çka nënkuptojmë destinacione të reja direkte për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Ministri Boçvarski theksoi se këto janë destinacionet për të cilat ka pasur interesim të madh nga qytetarët.
“Avio-transportuesit për linjën për të cilën do të marrin ndihmë financiare, kanë për obligim që edhe pas përfundimit të subvencioneve të cilat zgjasin tre vjet, në të njëjtën linjë të operojnë plus tre vjet të tjera plotësuese. Në të kundërtën do të jenë të obliguar që të kthejnë të gjitha mjetet të cilat i kanë marrë si përkrahje financiare. Ka mjete plotësuese për të shpallur thirrje të reja në fund të vitit, me të vetmin qëllim që të tërheqim destinacione të reja.”, – theksoi ministri i transportit, Bllagoja Boçvarski.
Hapja e linjave të reja ajrore u mundësua përmes tenderit për kompani me buxhet të ulët, të cilin e shpalli Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Për momentin ka 48 destinacione deri ku mund të fluturohet nga aeroportet e vendit.
Nga Shkupi kemi 41 linja ajrore. Sivjet, për këtë qëllim, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka paraparë 1.1 milion euro.