Connect with us

Uncategorized

Zendeli: Pa largimin e 20 përqindëshit, nuk votoj ndryshimet kushtetuese

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Besa bëri zotim publik se nuk do të marrë pjesë në debatin për ndryshimet kushtetuese nëse si pjesë e propozimit nuk është edhe heqja e 20 përqindëshit për gjuhën shqipe. Ai madje tha se as nuk do t’i votojë këto ndryshime pa 20 përqindëshin.

“Jo, jo, nuk i votoj. E them hapur. Nëse 20 përqindëshi nuk është pjesë e debatit dhe pjesë e propozimit që ne të diskutojmë në parlament për çështjen e 20 përqindëshit. Nuk do të votohet çështja e premabulë. Kjo është çështje e pozicionit tonë”, deklaroi Fadil Zendeli në Klan Debat.

Këto qëndrime të Zendelit i kundërshtoi deputetja e BDI-së, Arta Bilalli, e cila e akuzoi Fadil Zendelin se po i bën shërbim VMRO-DPMNE-së për të shtuar euroskepticizmin në vend.

Advertisement

Uncategorized

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gruaje

Published

on

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se Gjykata Themelore Penale në Koçani ka dënuar me burgim të përjetshëm të dyshuarin për vrasjen e një gruaje me datë 25.09.2023.

“Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau një grua në mënyrë brutale, duke e sulmuar me shumë goditje thikë. Prokuroria Themelore Publike në Koçan në aktakuzë të akuzuarin e ka akuzuar edhe për veprën e shantazhit ndaj viktimës, e kryer para vrasjes. Por, i pandehuri nuk e ka pranuar atë vepër, procedura është e ndarë dhe procedura gjyqësore do të vazhdojë për atë pjesë të akuzës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Uncategorized

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milion euro për komunat shqiptare

Published

on

Me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dekalroi se në Qeverinë e Ardhshme, VLEN do të ndajë 500 milion Euro.
“Ne do të angazhohemi që në mandatin tonë të transferojmë së paku gjysëm miliardë euro apo pesëqind milionë euro, për zhvillimin e komunave tona dhe ndërtimin e infrastrukturës së munguar, me çka komunat e të dominuara apo komunat me shumicë shqiptare do të barazohen me zhvillimin ekonomik në komunat tjera të Maqedonisë së Veriut. Me këtë ne vlerësojmë që Maqedonia e Veriut më shpejt dhe më mirë do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA.
Kasami ka shtuar se më 24 prill qytetarët do të mbështesin doktor Arbven Taravarin për president duke votuar numrin 6, ndërsa më 8 maj, do të votojnë për Koalicionin VLEN, i cili do të sjellë ndryshimin në vendin tonë.

“Kjo do të jetë edhe një paralajmërim që me 8 maj qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të votojnë koalicionin VLEN, do të votojnë për vetveten, do të votojnë që Maqedonia e Veriut t’i rikthehet rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Kominës së Tetovës, Bilall Kasami.

Continue Reading

Uncategorized

Mërgata në Berlin e mobilizuar në maksimum, pret ardhjen e liderëve të VLEN dhe Albin Kurtit

Published

on

Janë mobilizuar mërgimtarët në Berlin për tubimin që liderët e VLEN, Bilall Kasami, Izet Mëxhiti, Afrim Gashi, dhe Bekim Qoku, kandidati për President Arben Taravari, së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, do të realizojnë atje.

Diaspora në vazhdimsi ka treguar gatishmëri për përkrahje të proceseve të rëndësishme të vendit tonë, duke kontribuar si në aspektin ekonomik dhe zhvillimor, po ashtu edhe si krahu i fortë i situatave të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Andaj edhe liderët opozitar dhe Kryeministri Kurti kanë treguar në vazhdismsi dhe po tregojnë respekt e angazhim maksimal në realizimin e interesave të tyre.

 

Continue Reading

Më të lexuarat