Një i porsalindur ka ndërruar jetë në spitalin e Manastirit.
Dyshohet se gruas në lindje e cila ka ardhur për kontroll tek gjinekologu, i është dhënë pilulë për provokim dhe është dërguar në shtëpi.
Kur u kthye, filloi të lindte. Fëmija ishte në gjendje të rëndë dhe të keqe. Jozyrtarisht ka pasur një tentativë për reanimim, e cila ka rezultuar e pasuksesshme.
Foshnja lindi me një Apgar 2 shumë të ulët dhe vdiq dy orë pas lindjes.
Më parë nuk ka pasur komplikime me fetusin dhe as nëna ka pasur probleme shëndetësore gjatë shtatzënisë.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mejiti, po bën një vizitë të jashtëzakonshme të paparalajmëruar në spital.
Ende nuk ka detaje zyrtare për rastin.