Site icon Tetova Expres

I vuri zjarrin shtëpisë ku banonte, arrestohet nga policia banori i fshatit Merovë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 57 vjeçar nga fshati Merovë i Tetovës i cili i kishte vënë zjarrin shtëpisë ku jetonte. Policia po merret me zbardhjen e rastit.

“Mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 57-vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës, i cili nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë si dhe ka tentuar, sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi të të afërmit të tij.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, kurse sot (10-prill) do të kryhet inspektimi për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Exit mobile version