Site icon Tetova Expres

Është regjistruar tërmet 65 kilometra në juglindje të Shkupit

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-natyror në Shkup, sot ka regjistruar një tërmet 65 kilometra në juglindje të Shkupit, i cili vjen nga rajoni i epiqendrës Shën Nikollë – Shtip.

Sipas të dhënave që disponon observatori, siç bënë të ditur, tërmeti ka ndodhur në orën 11:31 me magnitudë lokale sipas shkallës Rihter ML1.9 dhe me intensitet II-III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata e Shtipit dhe rrethinës.

Exit mobile version