Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia dhe Moldavia janë vendet ku mishi konsumohet më pak. Sipas një harte të konsumit të mishit sipas vendeve në Evropë të publikuar nga faqja e internetit “Landgeist” bazuar në të dhënat e Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe banorët e Moldavisë konsumojnë çdo vit 39 kilogramë mish për banorë.
Nga vendet e rajonit konsumin më të lartë të mishit e ka Kroacia me 80 kilogramë për banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 78 dhe Sllovenia me 70 kilogramë mish për banor. Mesatarisht, serbët hanë 56 kilogramë mish në vit, ndërsa qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës 43 kilogramë.
Spanja është në vendin e parë në Evropë me 99 kilogramë mish për banor. Portugalia është e dyta me 95 kilogramë dhe Islanda në vendin e tretë me 91 kilogramë mish për banor.
Të dhënat e Landgeist për konsumin jo të mishit përjashtojnë peshkun dhe ushqimet e detit.