Bilall Kasami në rrjetin social facebook përmes një statusi shkruan se me vetëiniciativë të tij dhe komunës po furnizon me libra biblotekat në Tetovë, sipas Kasamit atë që nuk po e bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës po e bën komuna.
Ja statusi i plotë:
”Atë që nuk po ë bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ne po e realizojmë. Gjatë këtyre ditëve në shkollat fillore dhe të mesme të cilat gravitojnë në Komunën e Tetovës kemi furnizuar bibliotekat e shkollave me mbi 10.000 libra të ndryshëm të letërsisë shqipe. Autor të ndryshëm, të cilët janë pasuri të letërsisë sonë. E, gjithë kjo shërben për stimulimin dhe nxitjen e nxënësve që të lexojnë sa më shumë, pasi vetëm kështu shtrojmë rrugën e diturisë drejt një të ardhme të ndritur” – shkruan Bilall Kasami.