“Unë absolutisht nuk shoh asnjë arsye që të hapen dyshime për këta njerëz të ri”. Këtë e tha mes tjerash kryeprokurori republikan Lubomir Joveski i pyetur për zgjedhjen për prokurorë të djalit të kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe gruas së shefit të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit.
Jovevski tha se iu uron sukses të përzgjedhurve dhe se të njëjtëve iu ka folur ditën e përurimit për përgjegjësinë që kanë dhe barrën që do e mbartin në këtë funksion.
“Këtyre njerëzve duhet t’u jepet shans. Këta njerëz kanë mbaruar arsimim adekuat dhe i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore që të mundet në procedurë adekuate të zgjidhen për gjyqtarë dhe prokurorë publik”, tha mes tjerash Joveski.