Site icon Tetova Expres

VMRO-ja pyet Shaqirin: Për çfarë harxhohet buxheti prej 450 milion eurove, në qoftë se jo për libra

VMRO DPME-ja ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri se vendi nuk ka mjaftueshëm para për të siguruar libra për të gjitha lëndët për shkollarët të mesëm. Opozita pyet Shaqirin se për çfarë harxhohet buxheti prej 450 milion eurove në qoftë se jo për libra. Sipas Janevskës, Qeveria e vendit ka para për gjithçka, madje edhe për vëllain e Grubit si dhe trajnimin e gomarëve, por jo dhe për libra.

“Pranimi i kësaj është shkatërruese në qoftë se merret parasysh se kjo qeveri ka para për lugë të arit, fëstëkë, biftekë, për vetura të reja zyrtare, për festime të marrëveshjes së Ohrit dhe përvjetorin e formimit të qeverisë, për autostrada me çmime enorme për një kilometër, për vëllain e Artan Grubit, për kompani mbikëqyrëse të cilat deri dje kishin prodhuar veshje të brendshme, për dëmshpërblim për mos-ndërtim të qendrës klinike prej 8 milion eurove, madje edhe për trajnimin e gomarëve”, tha Vesna Janevska, VMRO. /Alsat.mk

Exit mobile version