Site icon Tetova Expres

Konvikti i Universitetit të Tetovës, Nuhiu: Gati për studentët në vitit akademik 2023/2024

Konvikti i Universitetit të Tetovës pas shumë vitesh pritje, ka filluar të marrë pamje e një konvikti modern dhe i njejti pritet të jetë gati për studentet për vitin akademik 2023-24. Zv. Ministri i arsimit Agim Nuhiu thotë se punimet janë rreth përfundimit, kanë mbetur të vendosen edhe kuzhinat dhe orendit tjera brenda konviktit.

“Ne presim që të kryhen punët përfundimtare sa i përket, sipërfaqes së konviktit në Tetovë.Tani janë edhe çështjet qe kanë të bëjnë me mobiljet me kuzhinat dhe orendit të tjera. Presim të themelohet një komision për të bërë evolimin e punës dhe shpejt edhe ky institucione të marrë perfomancën e një personi juridik të pa varur dhe vitin e ardhshëm akademik të filloj me punë”, u shpreh zv/Ministri i Arsimit, Agim Niuhiu.

Çmimi për të qëndruar në konviktin studentor të Universitetit të Tetovës do të jetë 3410 denar. Ndërsa për studentët që prindërit i kanë të pa pune i njejti do të jetë falas.

“Konvikti do të jetë subjekt juridik autonom dhe sigurisht, do kete edhe strukturën e tij të vete udhëheqëse,ne planifikojmë të kemi 300 student kapacitet e këtij konvikti universitar pagesa do të jete 3410 denar. Për te gjithë studentët që prindërit i kanë të pa punë qëndrimi në konvikte do të jetë falas”, theksoi Nuhiu.

Studentët e mirëpresin ndërtimin e këtij konvikti, pasi në konviktet private kanë paguar 350 deri 400 euro pa përfshirje të ushqimit, e në disa raste kanë apguar edhe energjinë elektrike që kanë harxhuar, duke rënduar kështu standardin studentorë dhe të familjeve të tyre.

Advertisement
Exit mobile version