Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe Agjencia për film sot u tubuan në protestë para Ministrisë së Financave, duke shprehur pakënaqësinë për shkak të pagave të tyre mujore.
Siç deklaroi kryetari i Organizatës sindikale pranë Ministrisë së Kulturës së DOJSH-it, Branko Kostovski, pagat e pothuaj 70 për qind të të punësuarve në këto tre institucione janë të njëjta me pagën mesatare në shtet, ndërsa dallimi me pagat e të punëlsuarve në pozitat e njëjta në institucione nga sfera e kulturës është edhe nga 10 mijë denarë.
Ai shtoi se Organizata sindikale pranë Ministrisë së Kulturës tashmë ka përgatitur Propozim-tekst të marrëveshjes kolektive, e cila parashikon rritje objektive dhe korrekte të pagave të të punësuarve, për të cilin vitin e kaluar Ministria e Financave dha mendim negativ. Por, pas vetëm disa ditëve, siç tha, me Ligjin për buxhete u konfirmua rritja e pagave prej 30 për qind për të punësuar në Ministrinë e Financave.
“Ne e përshëndesim rritjen e pagave të kolegëve tanë nga Ministria e Financave, por në të njëjtën kohë kërkojmë nga ministri i Financave, Qeveria dhe kryeministri të mos lejojnë trajtim të pabarabartë të të punësuarve në organet shtetërore. I inkurajojmë edhe kolegët tanë në ministritë tjera të na bashkangjiten dhe bashkarisht ta fitojmë atë që na takon. Ne kemi përkrahje nga udhëheqësia, nga personat përgjegjës në Ministrinë e Kulturës dhe do ta vazhdojmë përmes rrugës institucionale të kërkojmë rritje të pagave”, tha Kostovski.
Ai shtoi se se administata shtetërore nuk guxon dhe nuk duhet të nënçmohet me kurrfarë kualifikimesh, por puna e saj duhet të vlerësohet dhe çmohet.