Pse vdiq 6-vjeçarja Jana? Spitali klinik në Manastir është nën mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. Dokumentacioni i plotë është duke u krehur nga prokuroria, policia, por pritet edhe një kontroll i jashtëzakonshëm nga një komision i formuar posaçërisht nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë po merren deklarata nga stafi i përfshirë dhe po bisedohet me të gjithë ata që kanë pasur kontakt me vajzën.
Drejtori i spitalit në Manastir, Aleksandar Obednikovski, ka kërkuar nga ministri që të dërgohet një komision nga Shkupi që të mos ketë dyshim se diçka po fshihet.
Lajmi shqetësoi opinionin, sidomos pasi babai i Janës së vogël zbuloi se sipas analizave të gjakut ajo kishte sheqer 9 dhe më pas i dhanë glukozë me infuzion, e cila e rriti më tej sheqerin në 19, më pas ajo vdiq. Shkaqet e vdekjes komentohen edhe nga mjekët në rrjetet sociale.
Mjeku Nenad Lazarov thotë në statusin e tij në Facebook “Nuk vdes akute nga glicemia 19”.
Në postimin e tij, kolegët mjekë komentojnë situatën dhe thonë:
“Ju nuk vdisni nga glicemia, por vdisni nga ketoacidoza. Një humbje e rëndë për prindërit, por një ndërlikim i hiperglicemisë në fëmijëri, një gjendje akute ku shfaqet rezistenca ndaj insulinës, e ka këtë ndërlikim”.