Site icon Tetova Expres

Ligji i ri për Amnisti, Grubi: Gjobat për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë do të zëvendësohen me masë alternative

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka nënshkruar dje Ligjin e ri për Amnisti me ç’rast personave të dënuar për veprat penale për Transmetim të sëmundjeve ngjitëse dhe Mosrespektimi të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë u zëvendësohet dënimi me masë alternative – dënim me kusht.

Një njoftim më të detajuar lidhur me Ligjin për Aministi ka bërë zëvendëskryeministri i parë. Artan Grubi në rrejtin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

Me nënshkrimin e sotëm nga Presidenti i shtetit të Dekretit për Ligjin e ri për Amnisti të miratuar më 20 mars të vitit 2023 nga ana e Kuvendit, personave të dënuar për veprat penale nga neni 205 “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” të Kodit Penal u zëvendësohet dënimi me masë alternative – dënim me kusht.

Sipas këtij ligji:

Advertisement

Gjobat nën 1000 euro ose ky dënim i zëvendësuar me burg zëvendësohen me dënim me kusht prej 2 viteve;

Gjobat mbi 1000 euro ose ky dënim i zëvendësuar me burg zëvendësohen me dënim me kusht prej 3 viteve.

Exit mobile version