Site icon Tetova Expres

LD: Raporti i DASH tregoi se korrupsioni në RMV është çdo kund

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me të drejtat e njeriut.

Nga kjo parti thonë në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron për korrupsion që përfshin Qeverinë, gjyqtarët, zyrtarët e burgjeve dhe zyrtarët e tjerë që keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare.

Nga partia e Pavle Trajanovit theksojnë se nga analiza rezulton se në Maqedoni ende nuk ka luftë efektive dhe jo selektive kundër krimit të organizuar, para së gjithash për shkak të partishmërisë dhe politizimit të lartë të institucioneve shtetërore përgjegjëse për zbulimin, ndjekjen dhe gjykimin.

LD dorëzoi në Kuvend Projektligjin për luftën kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, i cili parashikon krijimin e një Agjencie të pavarur për luftën kundër korrupsionit.

Nga kjo parti u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin këtë projekt ligjor, i cili sipas tyre do të hapë luftën kundër krimit dhe do të fillojë çrrënjosjen e korrupsionit të nivelit të lartë.

Advertisement
Exit mobile version