Lajme nga vendi
Zhdukja e nipit të Boshkovskit, babai i tij jep shpërblim me para për gjetje
Babai i të zhdukurit Samoil Kostadinovski, nipit të politikanit Lube Boshkovski, ofron një shpërblim monetar për informacion në lidhje me zhdukjen e djalit të tij, përcjell TV21. I thotë se nuk kanë asnjë lajm as nga Prokuroria, e as nga miqtë e tij për gjetjen e Samoilit.
“Nuk më ka humbur një biçikletë, por fëmija, dhe pas 20 ditësh nuk e dimë ku është, çfarë ka ndodhur me të, pse?”, tha për A1on babai i Samoilit të zhdukur, Ljupço Kostadinovski.
Ljupço është vëllai i Violetës, gruas së Ljube Boshkoskit. Policia arrestoi dy persona në lidhje me rrëmbimin, por edhe pse kanë kaluar 20 ditë, ende nuk ka informacione për vendndodhjen e Samoilit.
Artikulli paraprakStudentët serbë marrin pjesë në bllokadat e institucioneve, shkak plani për Kosovën
Artikulli tjetërBorrell dhe Escobar i japin fund lojës së Vuçiqit: Marrëveshja për Kosovën është e detyrueshme edhe pa nënshkrimin e tij
Lajme nga vendi
Aksident trafiku në Ohër, humb jetën një 18-vjeçar
Me datë 13.11.2024 në ora 01:15, në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, në afërsi të vendbanimit të Ohrit “Eleshec”, vetura “Peugeot” me targa të Ohrit, e drejtuar nga D.C.(18) nga Ohri, ka dalë nga rruga.
D.C. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës mjekësore, ndërsa pasagjeri 16 vjeçar nga Ohri është transportuar në spitalin “Shën Erazmo”, ku është konstatuar me lëndime të rënda.
Prokurori publik, eksperti mjeko-ligjor dhe ekipet policore kanë kontrolluar vendin e aksidentit. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi./
Lajme nga vendi
Versius – roboti që funksionon me akses minimal është prezantuar në “Zhan Mitrev”
Versius, sistemi inovativ robotik kirurgjik i krijuar për të kryer operacione robotike me akses minimal, u prezantua sot në Spitalin Klinik Zhan Mitrev. Publiku profesional, mjekësor maqedonas u njoh me robotin më të vogël kirurgjik, i cili mund të kryejë procedura laparoskopike dhe minimale invazive dhe nga përdorimi i të cilit përfitojnë pacientët dhe kirurgët dhe të gjithë profesionistët mjekësorë.
Teknologjia Versius përfaqëson një ndërfaqe dixhitale (digital interface) ndërmjet kirurgut dhe pacientit. Përbëhet nga një tastierë pune që menaxhohet nga kirurgu dhe 4 krahë, njëri prej të cilëve përmban kamerën dhe krahët e tjerë përmbajnë instrumentet. Të gjithë krahët janë modularë dhe imitojnë plotësisht lëvizjet e dorës së njeriut (shpatull, bërryl, kyç). Ato mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, por të gjithë punojnë së bashku në mënyrë të sinkronizuar. Procedura robotike redukton humbjen e gjakut, dhimbjen pas operacionit dhe kohën e rikuperimit të pacientit.
Versius shërben si asistent i kirurgëve në fusha të ndryshme të mjekësisë, veçanërisht në urologji, histerektomi laparoskopike, gastroenterohepatologji dhe gjinekologji, në rastet kur përdoret një qasje laparoskopike ose procedura minimale invazive, e cila kryhetnëpërmjet një sërë prerjesh të vogla në të cilat futet pajisja, diçka që është e paarritshme për miliona njerëz në mbarë botën.
Versius është një shpikje e kompanisë britanike Cambridge Medical Robotics Surgical, me ndihmën e së cilës janë kryer më shumë se 20 mijë procedura në më shumë se 20 vende.
Spitali klinik Zhan Mitrev gjithmonë përpiqet të përmirësojë teknikat e punës duke implementuar dhe përdorur metodat më inovative, duke ndjekur hapat e fundit të epokës së re dixhitale në fushën e mjekësisë, nga e cila pacientët kanë përfitimin më të madh.
Lajme nga vendi
VMRO: LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar tërësisht shëndetësinë, kanë blerë ilaçe miliona euro në klinikën e fëmijëve pa tender
Sjellja e papërgjegjshme, e pabindur dhe shpërdoruese e LSD-së dhe BDI-së nuk ka fund. Abuzimet e tyre me institucionet e sistemit, grabitja e burimeve shtetërore, varfërimi i popullit dalin në dritë çdo ditë, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.
Në periudhën e kaluar, thonë nga atje, kemi publikuar skandale të shumta për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga persona të LSD-së dhe BDI-së që menaxhonin institucionet publike dhe shtetërore.
“Nga skandale të tilla që ngrenë dyshime për krime të kryera miliona, LSD dhe BDI nuk kanë kursyer as institucionet shëndetësore që duhet të shërbejnë dhe të kujdesen për shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë.
Klinika për sëmundjet e fëmijëve është një institucion shëndetësor që duhet të ofrojë kujdes shëndetësor në kohë, të duhur dhe cilësor për kategorinë më të ndjeshme të pacientëve, fëmijët. Por LSD-ja dhe BDI-ja nuk mundën t’i mbanin duart larg as këtij institucioni vital dhe të mos përfitonin nga shëndeti i fëmijëve.
Sipas Raportit të Revizionit Shtetëror për punën e Klinikës së Fëmijëve në vitin 2022, është konstatuar se ilaçe me vlerë disa milionëshe janë blerë pa tender.
Gjatë menaxhimit të stafit nga LSD dhe BDI, Klinika për Sëmundje të Fëmijëve ka blerë ilaçe në vlerë prej 8,6 milionë denarë dhe më pas ia ka kthyer kompanisë fituese të tenderit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve