Site icon Tetova Expres

Maqedoni, shkollat ​​e mesme me profesione shëndetësore nuk do të regjistrojnë nxënës me korrespodencë

Në shkollat e mesme në vend, që kanë drejtime shëndetësore më nuk do të mundet të regjistrohen me korrespondencë nxënës. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmuan për AIM se në këto shkolla është dërguar shkrim, me të cilin kërkohet që regjistrim i nxënësve me korrespondencë të vihet në pezullim.

Deri më tani ka mundur të përfundohet shkolla e mesme me korrespondencë për infermiere, teknik farmeceutik dhe për profile tjera nga profesione shëndetësore.

Jozyrtarisht, më të interesuar janë zakonisht kandidatë me shkollë të mesme të përfunduar, të cilët rikualifikohen me qëllim që të marrin diploma në këto fusha dhe të konkurrojnë për punë jashtë vendit.

MASH nuk e precizon arsyen për këtë vendim, por thekson se kjo është marrë që të mbrohen interesat nacionale.

“MASH u ka dërguar shkresë të gjitha shkollave në të cilat zbatohet profesioni shëndetësor, se regjistrimi i nxënësve me korrespondencë është pezulluar. Vendimi është marrë në drejtim të mbrojtjes së interesave kombëtare, sipas analizës së gjendjes së tregut të punës”, thanë për AIM nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement
Exit mobile version