Site icon Tetova Expres

Komunat shqiptare, shtrijnë dorën e bashkëpunimit

Me iniciativë të  ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal  Minxhozi, disa kryetarë të komunave nga Shqipëria dhe Kosova, kanë vizituar komunën e Tetovës.Ky takim, ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes komunave në sferën e turizmit, ndërsa komuna e Tetovës ka një bashkëpunim me disa prej komunave në shumë sfera, sidomos në sferën e kulturës, turizmit dhe sportit, tha nikoqiri i këtij takimi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

“Janë disa projekte të përbashkëta si me komunën e Pejës, me Durrësin, me Bujanocin dhe Ulqinin tani më kemi bashkëpunim, në kuadër të aktiviteteve sportive , me komunën e Prizrenit këtë vit veçmë fillon bashkëpunimi për promovimin e Turizmit, ku rruga e Butiqeve në Tetovë do të fillojë së shpejti të rikonstruohet dhe do të ketë pamje moderne, poashtu bashkëpunim kemi me komunën e Gjilanit ku kemi konkuruar në fonde ndërkombëtare, prandaj kemi bashkëpunim me një pjesë të madhe të komunave “, tha kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal  Minxhozi, ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen që edhe qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të njihen me rajonet shqiptare.

“Ne dëshirojmë që të kemi një program të përbashkët turistik, si Kossva, si Shipëria, si Maqedonia e veriut.Ka patur mbledhje të përbashkëta të qeverive mes këtyre shteteve dhe ne dëshirojmë që të integrohemi bashkërisht, edhe në sferën e turizmit.Prandaj, pushteti lokal ka edhe obligim që të vazhdojë implementimin e vendimeve të qeverive”, tha ambasadori  i Shqipërisë në Kosovë Qemal  Minxhozi.

Lidhjet mes komunave shqiptare nuk kanë munguar në të kaluarën dhe këta lidhje duhet edhe më shumë të zhvillohen, tha kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Advertisement

“Ne dëshirojmë që me pas sa më shumë bashkëpunim më të afërt, e dijmë se afërisa jonë me Tetovën dhe komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e veriut, i ndihmojnë edhe Kosovës edhe Shqipërisë duke pasur marrëdhënie më të afrëta njëherë me vet shtetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe neve në mes veti me rritur këtë bashkëpunim në të gjitha sferat edhe në arsim, turizëm edhe në kulturë edhe në sfera tjera.Lidhjet nuk kanë munguar dhe këta lidhje duhet edhe më shumë me i zhvilluar” tha kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

pas qëndrimit në tetovë ku është vizituar edhe xhamia e pashës, kryetarët e komunave shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Lugina e Preshevës, janë nisur për në Pogradec të Shqipërisë.

 

Exit mobile version