Me marrjen në pyetje të ekspertit Zekirja Zekiri në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona ndërsa rreth 30 ishin lënduar.
Superekspertizën të cilën e urdhëroi Gjykata në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet në vendin tonë, me sqarimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk janë kompetentë për të njëjtën. Pasi fakultetet refuzuan, lënda ishte dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore e cila ka mundësi të formojë ekipin e ekspertëve të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Pastaj vijoi fillimi formal i procesit pas të cilit filloi marrja në pyetje e ekspertëve të cilët e përgatitën superkspertizën dhe kjo ende zgjat.