Site icon Tetova Expres

“Bisedime ‘kokë më kokë’ me presidentin rus”/ Analiza e Al Jazeera: A do të arrijë takimi Xi-Putin të ndalojë luftën në Ukrainë!?

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë sot një vizitë në Moskë, siç edhe ai e ka quajtur; një “udhëtim miqësie”, bashkëpunimi dhe paqeje.

Kjo vizitë vjen pasi Pekini zbuloi një dokument me 12 pika që bën thirrje për një armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë dhe ditë më pas u bë ndërmjetës për qetësim të situatës mes armiqve të vjetër të Lindjes së Mesme, Arabisë Saudite dhe Iranit.

Vizita tre-ditore e Xi, e cila fillon sot, do të paraqesë bisedime kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin, një njeri që udhëheqësi kinez e ka përshkruar si “mikun e tij më të mirë” dhe që tani kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte.

Samiti në Moskë do të jetë takimi i 40-të mes dy burrave. Vizita e Xi ,ka rritur shpresat në disa drejtime për një përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Konflikti, tashmë në vitin e tij të dytë, ka marrë dhjetëra mijëra jetë, ka detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka shkaktuar dhimbje të gjerë ekonomike, me inflacionin në rritje në të gjithë globin.

Advertisement

Shpresat janë të mëdha pasi edhe nga raportimet në mediat e huaja thuhet se Xi synon të ndjekë samitin e tij me Putinin me një takim virtual me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Nëse ndodh, biseda mes Xi dhe Zelensky do të jetë e para që kur tanket ruse kaluan kufirin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Pavarësisht rritjes së diplomacisë globale të Kinës, shumica e vëzhguesve thonë se vizita shtetërore e Xi-t ka të bëjë më shumë me partneritetit “pa kufij” që ai shpalli me Putinin vitin e kaluar sesa me ndërmjetësimin e paqes në Ukrainë.

Kjo sepse, si fillim, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk duket e gatshme për t’i dhënë fund luftimeve.

“Përderisa Rusia dhe Ukraina nuk kanë shterur vullnetin e tyre për të vazhduar luftimin dhe nuk janë në kërkim të platformave për këtë konflikt, nuk është e mundur t’i jepet fund atij,” tha Bonnie Glaser, drejtore e Programit të Azisë në Fondin Marshall Gjerman.

Advertisement

(BalkanWeb)

Exit mobile version