Në mëngjes temperaturë më e ulët prej -8 gradë është matur në Kodrën e Diellit. Me -6 gradë vijon në Hanet e Mavrovës, -5 në Krushevë, -1 në Berovë, Ohër, Pretor, Manastir, Prilep, Dibër, 0 në Kriva Pallankë, Vinicë, 1 gradë në Tetovë, Shtip, Strumicë, 2 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Demir Kapi, Dojran, 3 në Shkup-Petrovec, 4 në Gjevgjeli.
Më së shumti shi në 24 orët e fundit deri në orën 7 është regjistruar në Manastir -6 litra në m2, pastaj në Demir Kapi, 4 në Berovë, Dojran, 2 në Kriva Pallankë, Topollçan, Vinicë, 1 në Prilep, Gjevgjeli, Gjurishte.
Në Krushevë, vlera e shtresës së dëborës në orën 7 ishte 10 centimetra, në Berovë 3, Gjurishte -2, Kodrën e Diellit, Manastir dhe Topollçan -1.
Moti sot me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius.