Site icon Tetova Expres

LSDM: Rriten pensionet për 330.000 pensionistë

LSDM njofton se 330.000 pensionistë do të marrin pensione më të mëdha nga muaji mars.

Me pensionin e marsit, siç sqarojnë ata, pason një rritje historike e pensioneve me 8.4 për qind për të gjithë 330 mijë pensionistët.

“Pensioni mesatar nga 17.666 do të rritet në 19.150 denarë. Përmes politikave të përgjegjshme dhe efikase, qeveria e udhëhequr nga LSDM për vetëm një vit nga marsi 2022 deri në mars 2023 i rriti pensionet për 18 për qind, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Falë metodologjisë së re të korrigjimit, me të cilën pensionet korrigjohen dy herë në vit me rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare, sigurohet rritje e vazhdueshme e të hyrave pensionale”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se institucionet vazhdojnë të përkujdesen për pensionistët, të cilët, siç thonë nga atje, duhet të jetojnë me dinjitet.

Advertisement
Exit mobile version