Konvikti i ri studentor që po ndërtohet për nevojat e Universitetit të Tetovës pritet të jetë gati për pritjen e studentëve në vitin e ardhshëm akademik, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punimet e ndërtimit kanë përfunduar plotësisht dhe aktualisht dhomat dhe të gjitha dhomat e tjera po pajisen në faza për të qenë në dispozicion të studentëve që studiojnë ose që do të vendosin të studiojnë në të ardhmen në këtë universitet shtetëror dhe do të kenë nevojë për akomodim.
“Kushte bashkëkohore, standarde evropiane janë synimet të cilat pas një periudhe dinamike pune po i realizon MASH në konviktin studentor të UT-së. Javën e kaluar arritën pajisjet në Konvikt dhe sot bashkë me zëvendës ministrin, Agim Nuhiu, Rektorin e Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti dhe kryetarin e Senatit të UT-së, Vullnet Ameti i inspektuam të njëjtat.
Bëhet fjalë për pajisje në vlerë prej 35 milion denarë. Mes tjerash konvikti pajisjet me kuzhina dhe aparatet e teknikës së bardhë, shtretër, orendi dhe pajisje tjera të nevojshme për qëndrimin komod të studentëve”, theksoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Shaqiri tha se ky konvikt mund të pranoi rreth 300 student.