Nënkryetari i Alternativës, Admirim Aliti, gjatë tubimit të mbrëmshëm në qytetin e Kumanovës midis tjerash ka thënë se angazhimi ynë ndaj popullit nuk duhet që të lëkundet asnjëherë.
Në vijim po ua përcjellim pjesën integrale të fjalimit të tij:
I nderuar nikoqir dhe kryetar dege, z. Orhan Kurtishi, të nderuar kryetar të degëve të Zonës 2, të nderuar anëtarë të kryesisë qëndrore, i nderuar kryetar i partisë, z. Afrim Gashi. Te nderuar motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj. Me lejoni në fillim të falënderoj secilin prej juve veç e veç për pjesëmarrjen tuaj ne këtë tubim. Na nderoni pa mase, dhe na jepni kurajo që edhe më fuqishëm të vazhdojmë punën me organizatën tonë politike.
Jam pa mase i nderuar sonte të qëndroj këtu para jush. Në këtë faze kur për shkak te rrethanave politike Alternativa është ne opozite, dhe kur jemi më së largu 1 vit para zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, është me rëndësi qe te jemi te bashkuar dhe të palëkundur në misionin tonë për t’i shërbyer popullit.
Në këto kohë sfiduese, duhet të jemi më të përqendruar se kurrë më parë. Ashtu siç jemi munduar me te gjitha forcat tona sa ishim ne qeveri, njëjtë edhe ne opozite, po edhe ne te ardhmen ne qeveri, do te duhet t’i japim përparësi çështjeve që kanë më shumë rëndësi për qytetarët tanë, si ekonomia, masat kundër korrupsionit dhe drejtësisë, sepse te gjitha këto kontribuojnë që sa me pak familje ta lëshojnë vendin tone për një te ardhme me te mire.
Por ne nuk mund t’i arrijmë pa ju këto synime. Ne duhet të punojmë së bashku si një ekip, me një vizion dhe qëllim të përbashkët. Ne gjithashtu duhet të përqafojmë një lloj të ri të politikës – një politikë autentike, autonome dhe autoktone. Një politikë që përfaqëson realisht nevojat dhe aspiratat e qytetarëve tanë.
Ne duhet të vendosim njerëzit tanë në radhë të parë, jo vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve, por çdo ditë. Ne duhet të dëgjojmë shqetësimet e tyre, të kuptojmë betejat e tyre dhe të punojmë pa u lodhur për të adresuar nevojat e tyre. Ne duhet të jemi zëri i tyre, kampionët dhe avokatët e tyre.
Ndërsa ecim përpara, le të kujtojmë se angazhimi ynë ndaj popullit nuk duhet të lëkundet asnjëherë, pavarësisht nëse jemi në qeveri apo opozitë. Detyra jonë është t’u shërbejmë atyre me maksimumin e aftësive tona dhe kjo kërkon një përpjekje kolektive nga të gjithë ne.
Ne duhet të jemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të luftuar për atë që është e mire dhe e drejtë. Ne duhet të jemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të çrrënjosur korrupsionin. Ne duhet të jemi të guximshëm për të sjell zhvillimin ekonomik nga i cili përfitojnë të gjithë qytetarët tanë. Për të sjell sistem ku te rinjtë nuk e kanë patjetër të kanë libreze partiake për tu punësuar, sistem ku qytetarët nuk kanë nevojë të kanë të njofshëm për ta marrur shërbimin më të mirë të mundshëm në spitale kur kane nevojë, sistem ku kemi arsim të dinjitetshëm dhe modern, e jo arsim ku mungojnë librat bazë për mësim.
Si përfundim, ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndroni të përkushtuar ndaj kauzës sonë. Të punojmë së bashku në unitet dhe solidaritet, me një vizion dhe qëllim të përbashkët, për t’i shërbyer popullit me me të mirën e aftësive tona. Le të përqafojmë politiken autentike, autonome dhe autoktone. Le të ecim përpara së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë.zhurnal.mk