Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thekson se të gjitha vrasjet duhet të zbardhen.
Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se ka mbaruar koha kur mbroheshin vrasësit.
“Nuk ka mbrojtje për askënd dhe duhet të jemi të qartë se ka mbaruar koha kur kishte mbrojtje, për vrasësin e Martin Neshkoskit, mbrojtje të një sërë vrasësish që kanë ndodhur në atë kohë dhe kur kjo ministri u thirrej me një emër tjetër. Faktet janë këto”, shkruan Spasovski.