Të nderuar, më lejoni që në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal t’ju uroj juve dhe gjithë stafit të TV KOHA 30-vjetorin e themelimit. Ky është një moment I veçantë për të festuar arritjet dhe sukseset e deritanishme. Përkushtimi dhe puna e juaj e palodhur kanë qenë thelbësore në arritjen e kësaj ditë të rëndësishme. Përgjat këtyre 30 viteve, TV KOHA ka qenë një platform e rëndësishme e opinionit public, duke kontribuar në formimin e një kulture mediatike në shoqëri.
Si mjeti më I përhapur I komunikimit public , ju keni përgjegjësi të një lloji të veçantë, si për nga rëndësia ashtu edhe për nga roli, përgjegjësin e edukuesit, të cilën e keni ushtruar me shumë seriozitet dhe përkushtim . Ndaj përveç urimeve, është e nevojshme t’ju shpreh gjithashtu edhe falenderime për gjithë kontributin e dhënë për shoqërinë tonë. Gëzuar përvjetorin e artë , suksese dhe arritje të reja në të ardhmen.
Rektori I Universitetit të Tetovës
Prof.Dr.Kushtrim Ahmeti