Ish ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, nuk e ka nënshkruar planin për menaxhim me Malin Sharr edhe pse dokumentet i ka pasur në tavolinë që nga muaj tetor i vitit të kaluar. Deri sa nuk nënshkruhen dokumentet nuk mund të merren hapa konkret për parkun kombëtar Mali Sharr, thotë Drejtori i këtij parku kombëtar Ibrahim Dehari. Ai pret që këto dokumentet ti nënshkruaj ministrja Shukava.
“Sigurisht ai plan për Menaxhimin e parkut kombëtar ka qenë në tavolinën e ministrit, dhe kuptoj se nga momenti që ministri kuptoi se nuk do vazhdoj në ata ministri, disi e anashkaloj atë moment dhe nuk i ka nënshkruar ato dokumente që i ka pasur në tavolinë për Malin Sharr. Jemi në pritje të ministres Shukova që të njejta dokumente ti nënshkruaj që ne të vazhdojmë normal të funksionojmë.”, drejtori i parkut kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari.
Puna në këtë drejtori aktualisht është përqendruar te rregullimi i hapësirave të reja që qeveria i ka ndarë, siç është ish Teleferiku i Tetovës. Sipas drejtorit këtë vit presin të punësohen edhe dhjetë persona. (RTMV2)