Site icon Tetova Expres

Ndërtimtari, largimi i punëtorëve të ndërtimit nga vendi

Numri i punonjësve në ndërtimtari gjatë pesë viteve të fundit është ulur ndjeshëm dhe tani është më pak se 50 mijë punonjës. Nga sindikata thonë se brenda një viti janë larguar rreth 12 mijë punonjës.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me qeverinë pasi siç thonë ata, situata në ndërtimtari është alarmante. Kompanitë vendase po përballen me vështirësi operative, për shkak se projekte të mëdha infrastrukturore u jepen kompanive të huaja.

“Ajo që është shqetësuese për ne është se objektet më të mëdha të infrastrukturës, që duhet të ndërtohen sipas këtyre projekteve, do të ndërtohen sërish nga kompani të huaja që nuk kanë asnjë portofol apo që nuk e dimë se si i kanë ndërtuar në vendin tonë. Përkatësisht, në pesë vitet e fundit, për herë të parë numri i punëtorëve të ndërtimit ka rënë nën 50 mijë punëtorë, ndërsa për vetëm një vit numri është ulur për 12.622 punëtorë. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e punëtorëve shtëpiak kanë humbur punën, dhe rrugëdaljen e tyre e kërkojnë në vendet shumë të zhvilluara për të ndërtuar ekonomi të huaja në vend të asaj vendase.”, – deklaroi kryetari i Sindikatës së ndërtimtarisë pranë OEM, Ivan Peshevski.

Nga shoqata e ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike thonë se për këtë kanë paralajmëruar dy vite më parë.

“Është një fakt shkatërrues dhe për këtë arsye, ne vlerësojmë se kjo dalje e punëtorëve nga vend i tyre është pikërisht pasojë e një dështimi sistematik për të zgjidhur problemin ose i politikave të ndërmarra nga qeveria, e cila është një politikë sociale dhe jo një politikë e zhvillimit.”, – theksoi kryetari i Shoqatës së ndërtimtarisë, Andrea Serafimovski.

Advertisement

Ata theksojnë se të qenit nënkontraktor nuk është e njëjta gjë për ta dhe duan të jenë kontraktues kryesor. Ata u kanë theksuar autoriteteve në vend se po shkelin ligjet që kanë në fuqi dhe se nuk respektohet konventa ndërkombëtare për organizimin e punës. Ata njoftuan se do të kërkojnë takim me përfaqësuesit e qeverisë, pasi nuk përjashtojnë mundësinë e grevës.

SEDAT SELIMI

Exit mobile version