Lënda për vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është në fazën para-hetimorë, ndërsa autopsia e trupave të viktimave ka përfunduar, kështu deklaroi në “360 Gradë”, shefi i Prokurorisë Themelore në Shkup, Gavrill Bubevski. Pa mos dhënë detaje nga raporti i autopsisë, Bubevski shpalosi një pjesë të informatave që veçmë janë të njohura për opinionin.
|Për afërsisht 40-50 gëzhoja janë gjetur rreth trupave të viktimave…pjesa më e madhe e plumbave kanë përfunduar në trupat e tyre, gjegjësisht vetëm një pjesë e vogël prej tyre kanë përfunduar jashtë trupave të viktimave”, tha Bubevski.