Site icon Tetova Expres

Vazhdon bojkoti i të punësuarve në HRMV Transport

Të punësuarit në mirëmbajtjen mjeteve tërheqëse pranë HRMV Transport SHBA Shkup/ Tërheqës i trenave, për të dytën ditë me radhë e bojkotojnë punën, me mosplotësim të detyrave të punës.

Në kumtesë theksohet se vazhdojnë me bojkotin për shkak të mosplotësimit të kërkesave të parashruara dhe potencojnë se “dje nga ora 08:00, sipa sorës lokale në lokomotivat dhe garniturat udhëheqëse nuk është bërë konroll ditor që do të thotë se komunikacioni nuk është i sigurt”.

Kërkesat e punonjësve që bojkotojnë janë rritja e raportit të kompleksitetit me 0.30 për qind, ngrohje në ambientet e punës, pajisje mbrojtëse, si dhe punësime të reja për t’i mbijetuar kompanisë.

Nga HRMV Transport thonë se për momentin bojkoti i të punësuarve nuk ndikon në zhvillimin e komunikacionit hekurudhor sepse ende kanë mjete transportuese të kontrolluara. Nëse bojkoti vazhdon për një kohë më të gjatë, do të ndikojë edhe në trafik.

Exit mobile version