Ministri i Vetadministrimit Lokal, Risto Penov sot ka kryer inspektim në punët për përmirësimin e sistemeve për mbrojtje nga zjarret, në kuadër të projektit të ri tejkufitar “Mburoja tejkufitare kundër zjarrit”, në afërsi të Komunës së Vrapçishtit në fshatin Gradec.
Siç sqarojnë nga Ministria e Vetadministrimit Lokal, projekti “Mburoja tejkufitare kundër zjarrit” është për përmirësimin e sistemeve për mbrojtje nga zjarri dhe përgjigje në bashkëpunim me komunat fqinje nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të përkrahur nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit tejkufitar IPA, me buxhet të përgjithshëm prej 859.196 euro, ndërsa partner kryesor është Komuna e Vrapçishtit.