Inspektorët janë në terren për të parë nëse është duke u respektuar vendimi i Qeverisë për vendosjen e marzhës së çmimeve të bukës prej 33 denarëve.
Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ka bukë të mjaftueshme, e cila po shitet sipas vendimit qeveritar.
Ai theksoi se inspektorët janë në terren dhe shtoi se së shpejti pritet të ngrihen edhe çmimet e produkteve të tjera bazë të ushqimit. Trajkovski ka paralajmëruar se nëse konstatohet shkelje e vendimeve, do të vijojnë gjoba në përputhje me Ligjin për Tregti. Trajkovski ka theksuar se masat kanë për qëllim lehtësimin e gjendjes së qytetarëve në një periudhë të tillë krize dhe abuzimi i tyre është absolutisht i papranueshëm. Sipas tij, kriza nuk është kohë për të menduar vetëm për veten dhe për përfitimin, por është e nevojshme të kemi mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit, të ndihmojmë dhe të jemi solidarë.