Komisioni Rregullator për Energjetikë sot pritet të vendosë për çmimet e reja të derivateve të naftës.
Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, nafta është shtrenjtuar për dy denarë, ndërsa derivatet tjera kanë mbetur të njëjta.
Çmimet aktuale të karburanteve janë: PER EUROSUPER BS – 95 është 81,50 (denar/litër), EUROSUPER BS – 98 është 83,50 (den/litër), EURODIESEL BS 78.00 (denarë/litër), Naftë Extra e lehte 77.00 (denarë/litër).