Site icon Tetova Expres

Ndalohet një 47-vjeçar nga Shkupi, kapet duke transportuar emigrantë

Me datë 02.03.2023 në ora 21:20 në afërsi të Krivollakut, zyrtarë policorë për mbikëqyrje kufitare “Mihajllov” kanë ndaluar B.G.(47) nga fshati Vollkovë e Shkupit.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 6 emigrantë (3 nga Pakistani, 2 nga Siria dhe 1 nga Egjipti).

Më herët, në orën 20:30, automjeti është vërejtur në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, por nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të policisë. Pasi kanë arritur në Krivollak, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të ikin, por janë kapur.

Emigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version