Site icon Tetova Expres

(VIDEO) Aksident i rëndë në veri të Greqisë: Përplasen trenat, të paktën 32 të vdekur, 85 të plagosur

Një tren pasagjerësh me disa qindra persona është përplasur mbrëmë me një tren mallrash pranë Tempit afër Larisës, raportojnë mediat greke. Sipas të dhënave të fundit, në këtë aksident katastrofik kanë humbur jetën 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë lënduar.

Përplasja shkaktoi shkatërrimin e disa vagonave me pasagjerë. Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit gjetën skena tronditëse: trupa njerëzish dhe njerëz të plagosur ishin rreth e rrotull pistës, dhe të tjerë ishin në rrënojat e vagonave.

Siç shkruan gazeta greke Kathimerini, aksidenti ka ndodhur pak para mesnate në afërsi të qytetit të Tempit dhe ekipet e shpëtimit kanë konfirmuar deri më tani se ka 32 viktima dhe 85 pasagjerë të plagosur. Mirëpo, ata janë ende në kërkim të vagonëve, ndaj dyshohet se numri i të vdekurve dhe të plagosurve do të jetë më i madh.
Sipas zjarrfikësve të cilët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, zjarri në pjesën më të madhe është shuar, ndërsa operacioni i shpëtimit është duke vazhduar. Ekipet mjekësore janë duke pritur që zjarrfikësit të lirojnë hyrjen në vagona dhe më pas të evakuojnë të lënduarit.

Aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës, raporton Kathimerini dhe ende nuk janë zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur. Treni i pasagjerëve ishte në linjën Athinë-Selanik.

Nxjerrja e të plagosurve dhe operacioni i shpëtimit zgjati gjithë natën dhe në të morën pjesë më shumë se 150 zjarrfikës dhe rreth 40 autoambulanca. Në terren ndodhen edhe 32 policë me 15 mjete patrullimi, si dhe mjete me vinça, të cilat përdoren për të ngritur mbetjet e trenave.
Sipas kreut të shërbimit zjarrfikës Vassilis Vatrakoiannis, pasagjerët në gjendje të qëndrueshme po transportohen me autobus për në Selanik.

Advertisement

– Vagoni 1 dhe 2 nuk ekzistojnë. Për shkak të forcës së goditjes ata janë hedhur jashtë pista – tha Kostas Agorastos, guvernator i rajonit të Thesalisë.

Shefi i turnit në Larisa, në turnin e të cilit ndodhi aksidenti, është ndaluar për t’u marrë në pyetje në komisariatin e Larisës.

Pasagjerët që u evakuuan nga treni i vdekjes pa lëndime folën për mediat greke për momentin e aksidentit:

– U dëgjua një zhurmë e madhe… Treni ishte plot… E di që treni ishte vonë, dhe më pas u dëgjua një zhurmë – tha një nga pasagjerët.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Christos Stylanidis, ndodhet në Qendrën e Krizave me përfaqësues të tjerë të qeverisë greke që në momentin e parë të aksidentit. U aktivizua Ushtria e Parë e Ushtrisë Greke, si dhe spitalet ushtarake në Athinë dhe Selanik.

Advertisement

Sipas Hellenic Train, në momentin e përplasjes në trenin e pasagjerëve ndodheshin të paktën 350 persona.

Dhe kjo kompani doli me një deklaratë:

“Në Evangelismos pati një përplasje kokë më kokë mes dy trenave: një treni mallrash dhe treni IC 62 në linjën Athinë-Selanik. Në momentin e përplasjes në përbërje kishte rreth 350 pasagjerë. Zjarrfikësit dhe personeli i kompanisë kanë dalë në terren dhe po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit”.

Exit mobile version