Vlladimir Gjorçev, anëtar i komitetit eksekutiv i VMRO-DPMNE-së, konsideron se Qeveria është e arnuar dhe me vazo të thyer, që nuk mund të funksionojë, transmeton Zhurnal.
Sipas tij, pikëpyetje nëse kjo qeveri do të mund të funksionojë edhe një vit.
“Ja hipotetikisht të themi se do të zgjasë një vit, edhe pse mendoj se kjo është pikëpyetje, por ja le të themi edhe një vit, ata nuk kanë narativ, nuk kanë një tregim, nuk kanë agjendë konkrete me të cilën këto njerëz, ky popull dhe kjo shqoëri do të jetojë”, tha Gjorçev.
Gjorçev foli edhe për punën e Kuvendit ku tha se gjatë gjithë janarit nuk është mbajtur asnjë seancë në Kuvend, gjë që sipas tij, dëshmon se nuk kanë shumicë.
“Gjatë gjithë janarit nuk kishte asnjë seancë të mbajtur në Kuvend. Kam qenë pjesë e shumicës kur kemi patur 65-66-67 deputetë që ka qenë shumicë e ngushtë, e tani ata thonë se 64 jan ësuper. Kam qenë pjesë e shumicës që ka patur 81-82 deputetë, dmth VMRO-DPMNE me 62 deputetë dhe me partnerët tjerë të koalicionit, dhe kjo ka funksionuar vështirë, dhe atëherë kemi mbajtur seanca çdo ditë”, tha ai.
Gjorçev është i bindur se askush nuk punon asgjë në Qeveri./Zhurnal.mk