Site icon Tetova Expres

U kthyen në shtëpi studentët të cilët qëndronin për studime në Turqi

Studentët dhe mësuesi i tyre nga Maqedonia që ndodhën në Turqi në momentin e tërmetit, sot u kthyen gjallë e shëndosh në shtëpitë e tyre, informon Zhurnal.

Ministria e punëve të jashtme njofton se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Bëhet fjalë për tetë nxënës dhe mentori i tyre të cilët përmes programit “Erasmus plus” qëndronin në Turqi.

Menjëherë sapo është identifikuar grupa, në vendngjarje u dërgua diplomat nga ambasada në Ankara, së bashku me veturë, që të ndihmojë në tërheqjen e grupës derisa të arrijnë në vend. Pas sanimit mjekësor të dy personave tek të cilët u konstatuan lëndime, grupa së pari u dërgua në Ankara e më pas në Stamboll ku iu rezervua qëndrim, trajtim mjekësor dhe pushim.

Për momentin nuk ka informata deri te ambasada jonë nl Ankara dhe konsulatën në Stamboll për shtetas tanë të tjerë të cilët janë në gjendje të rrezikuar, apo të cilëve u nevojitet ndihmë. Përfaqësitë tona ngelen të hapur për intervenim eventual nëse ka nevojë. Përfaqësitë diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orësh për të gjitha çështjet eventuale, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara si dhe +905456149777 në Stamboll. Gjithashtu edhe në SOS numrin e MPJ-së në Shkup 38975273732 ./ Zhurnal.mk

Advertisement
Exit mobile version