Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari: Të veprohet me maturi dhe të qetësohen tensionet në marrëdhëniet mes RMV-së dhe Bullgarisë

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka bërë thirrje të veprohet me maturi dhe të qetësohen tensionet në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat eskaluan pas incidenteve të padëshiruara në Ohër.

Duke theksuar se “me vëmendje dhe shqetësim të madh i ndjekë këto ngjarje”, Taravari përmes një postimi në Twitter, u bën thirrje institucioneve të RMV-së që të përmbahen nga deklaratat që çojnë në tensione të mëtejshme.

Amerikanët erdhën për ta krijuar “Listën e Zezë”, paralajmëron presidenti …
“I shqetësuar për rritjen e tensioneve politike midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. U bëj thirrje institucioneve tona që të përmbahen nga deklaratat që çojnë në tensione të mëtejshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të kontribuar në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe integrimin evropian të vendit”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

(video) Ekspozitë tradicionale Artet e Bukura

Published

on

Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” paralelja e vajzave në Tetovë organizoi ekspozitën tradicionale “Artet e Bukura” ku u prezentuan një sërë punimesh artistike të nxënëseve të Medresesë.Ky aktivitet filloi me këndimin kuranor nga nxënësja Semra Alili.Ndërkohë, të pranishmëve ju drejtuar administratorja e Medresesë profesoresha Barije Shabani. Ndërkohë, fjalime mbajtën drejtori i Medrsesë Islam Islami dhe myftiu i Tetovës Selver Xhemaili. Deklarata Selver Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Efendi Fetai, u drejtua me disa këshilla në ekspozitën tradicionale “Artet e Bukura” që organizohet nga Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” paralelja e vajzave në TetovëDeklarata Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” paralelja e vajzave në Tetovë në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës poashtu organizoi manifestimin tradicional me recitale dhe ilahije nën titullin MUHAMEDI A.S SIMBOL I MORALIT.Nxënëset e Medresesë performuan  përpara të pranishmëve .Këtë manifestim me prezencën e tyre e nderuan struktura më të larta të BFI-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO)Kujdes prindër! Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje

Published

on

Dhunë në familje, probleme me shëndetin mendor, shpërfillje në shkollë dhe shoqëri, e madje 10 telefonata me paramendim për vetëvrasje. Këto janë vetëm disa nga 307 denoncimet që të miturit, posaçërisht të moshës 13 deri në 15 vjeç kanë shprehur gjatë vitit 2023 në linjën telefonike 24 orëshe të Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi”. Psikologët apelojnë të flitet hapur për këto çështje, pasi sipas tyre, ato mundë të jenë shqetësime të përkohshme.“Është shumë e rëndësishme të flasim hapur. Është një mit që nëse flasim për vetëvrasje do ta nxisim atë, përkundrazi në këtë mënyrë thyejmë tabunë, duhet te flasim. Ndoshta jo të gjithë dëshirojnë të mos jetojnë, kjo mundë të jetë momentale ose si zgjidhje e vetme. Përmes bisedës i ndihmojmë të sheh edhe mundësitë e tjera se ajo të zgjidhet”, deklaroi Jordanka Trajkoska, psikologe.Sipas drejtuesve të Megjash-it, sistemi shkollor duhet të jetë edhe edukativ dhe i aftë të zbulojë fëmijët me probleme të ndryshme.“Gjashtë deri në tetë orë fëmijët janë në shkollë, ato janë 200 ditë në vit. Nëse këtu nuk dallohen devijime të caktuara në sjelljen e fëmijës atëherë ne fëmijën e kemi të humbur. Prindi nuk ka plotësuar mjaftueshëm përgjegjësinë prindërore, jo çdo prind ka kapacitet të dallojë sjelljet jo të duhura të fëmijëve. Fëmija përsërit rastet dhe i përcjell në shkollë, këtu nuk ka korrigjues dhe thjesht fëmija mbetet në rrugë”, u shpreh Dragi Zmijanac, nga Ambasada “Megjashi”.Sipas grupmoshës, shumica e denoncimeve kanë të bëjnë me fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç, pastaj 10 deri në 12 vjeç dhe 7 deri në 9 vjeç. Sipas ambientit të banimit, numri më i madh i fëmijëve jetojnë në një mjedis urban ndërkohë që numri i telefonuesve nga zonat rurale, si në vitet e kaluara, mbetet shumë i vogël. Sa i përket përkatësisë etnike, 230 nga numri i përgjithshëm janë maqedonas, 14 romë dhe 33 janë shqiptarë. Raporti “Alo Bushavko”, përfshinë periudhën nga 1 janar deri më 31 dhjetor 2023, për problemet që lidhen me të drejtën, mbrojtjen nga dhuna, të drejtën për arsimim dhe të drejtën e aksesit në institucione të tjera.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta, Qeveria e ardhshme do të mbuloj borxhet e qytetarëve nga kreditë e shpejta

Published

on

Sot, kandidati për President Arben Taravari zhvilloi vizitë të rëndësishëm në qytetin e Strugës, ku u diskutua problematika të ndryshme të komunitetit, duke filluar nga punëtorët shëndetësor deri tek qytetarët.

Gjatë takimeve, u përball me shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shëndetësinë, e në veçanti me bixhozin dhe praktikat e dëmshme të bankave të shpejta.

Taravari shprehi zotimin për të ndaluar këto dukuri negative dhe për të gjetur zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Sot patëm një vizitë qytetit të Strugës dhe vendbanimeve në Strugë. Takimin e fillova me kolegët, mjek të Strugës me të cilët bashkëbiseduam për programin e VLEN për Shëndetësi, si i shohin ato problemet, si mund të përmirësohen dhe si mund të gjendet zgjidhje për Shëndetësinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mandej vazhduam takime me qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme në zonën e Strugës. Isha dëshmitar i numrit të madh të kazinove në Strugë, si dhe bankave për kredi të shpejta, dhe sa e dëmton kjo ekonominë e qytetarëve të Strugës. Ne si koalicion VLEN në qeverinë e ardhshme menjëherë do të marrim masa urgjente që të ndalohet bixhozi në Maqedoni të Veriut si ndodhi në Kosovë, por gjithashtu të ndalim edhe punën e bankave të shpejta të cilat bëjnë dëm të madh në buxhetin e qytetarëve. Gjithashtu do ta ndihmojmë seriozisht edhe qytetarët të cilët kanë borxhe këtyre bankave, këto borxhe të mbulohen nga shteti apo qeveria.”

Continue Reading

Më të lexuarat