Site icon Tetova Expres

U tha u bë/ Ecolog nis karvanin me ndihma drejt komunave të përmbytura në Kosovë

Tre ditë më parë sipërmarrësi dhe Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z. Lazim Destani shprehu solidarizimin dhe gatishmërinë e tij për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në disa vendbanime në Kosovë.

Teksa ditën e sotme ai ka konkretizuar ndihmën e tij.

Një karvan me kamionë me ndihma është nisur drejt Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës, komuna këto të cilat pësuan dëme të mëdha materiale pas vërshimeve ditëve të fundit.

Ndihmat për mijëra familje vijnë pikërisht nga kompania e njohur “Ecolog” e z.Lazim Destani.

Pakot me ndihma përmbajnë produkte esenciale dhe do të dërgohen në shtabet emergjente të komunave dhe pastaj do t’u shpërndahen familjeve në zonat më të dëmtuara nga vërshimet.

Advertisement

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Ecolog” z.Lazim Destanin për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar për këtë situatë të vështirë, nëpër të cilën po kalon popullata e Skenderajt.

“Fillimisht dua të them që Lazim Destani është ndër njerëzit e parë që më ka kontaktuar pasi kanë ndodhur vërshimet, kemi qenë në vazhdimësi në kontakt, ky eshtë një humanitet i madh që zoti Destani e ka treguar qysh herët dhe e falënderoj në emër të gjithë qytetarëve të Skenderajt për këtë kontigjent humanitar që solli sot”, tha Nura.

Ardit Hismani, nga kompania “Ecolog”, tha se sapo kanë marrë lajmin për vërshimet janë mobilizuar menjëherë për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.

 

“Kompania e zotit Lazim Destani dhe familjes së tij sapo ka kuptuar këtë fatkeqësi ka organizuar ekipet e tyre që me anë të këtyre pakove humanitare të ndihmojnë banorët e Skenderajt, të cilët janë prekur nga vërshimet, që sado pak t’i ndihmojmë t’i kalojnë këto vështirësi. Pakot janë me produkte për nevojat bazike, pako ushqimore, higjienike dhe batanije”, tha Hismani.

Karvani i kamionëve me ndihma nga kompania “Ecolog” pas Skenderajt ka vazhduar për në Klinë ku qindra pako me produkte esenciale i janë dorëzuar Komunës së Klinës.

Advertisement

Me këtë rast edhe kryetari i Klinës, z.Zenun Elezaj ka falënderuar pronarin e kompanisë “Ecolog” z. Lazim Destanin për ndihmat, të cilat i cilësoi si mjaft të nevojshme në këtë kohë të vështirë.

“Pas reshjeve dhe vërshimeve, tani po vjen momenti që duhet të merremi me pasojat dhe qytetarë të shumtë, mbi 500 familje janë paraqitur si të prekura nga vërshimet. Kjo është ndihmë e madhe që vjen nga një biznesmen yni, vëlla i Maqedonisë së Veriut dhe unë u falënderohem shumë të gjithë atyre që kanë ndihmuar në këtë situatë në emër të qytetarëve të komunës së Klinës, kjo është një ndihmë e madhe në këto momente”, tha Elezaj.

Karvani i ndihmave nga kompania “Ecolog” e Lazim Destanit ka përfunduar sot në Mitrovicë pas Skenderajt dhe Klinës, ku janë dhuruar mijëra pako me ndihma esenciale për familjet e prekura nga vërshimet.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza është shprehur falënderues për ndihmën nga Lazim Destani dhe kompania e tij.

Hamza përmendi faktin se kjo nuk është hera e parë që Lazim Destani dhe familja e tij i janë përgjigjur nevojave të qytetarëve për ndihmë.

“Ndihmesë jashtëzakonisht e vlefshme, shfrytëzoj rastin te falënderoj kompaninë “Ecolog”, pronarin e kompanisë Lazim Destani, këto ndihma me artikuj të domosdoshëm janë të mirëseardhura për familjet e prekura nga vërshimet”.

Në emër te Komunës së Mitrovicës e falënderoj kompaninë “Ecolog” për përkrahjen, kjo nuk është hera e parë qe kjo kompani ndihmon dhe sigurisht se do të ndihmoj edhe në të ardhmen dhe besoj se do t’ia dalim bashkërisht të tejkalojmë këtë situatë”, tha Hamza.

Advertisement
Exit mobile version