Site icon Tetova Expres

Mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut dhe borës

Mot i vranët dhe i ftohtë do të mbizotërojë sot në shtet. Sinoptikët paralajmërojnë reshje të borës, ndërsa në vendet më të ulëta reshje të shiut dhe të borës. Reshjet më të mëdha do të jenë në pjesët jugore dhe lindore.

Në malet lartësia e shtresës së borës do të rritet, ndërsa shtresë e re do të formohet edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 3, ndërsa ajo maksimale prej 0 deri 4 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të cilat pasdite dhe gjatë natës drejt së premtes përkohësisht do të kalojnë në borë me intensitet më të ulët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 3 gradë.

Të premten pasdite dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore dhe do të ketë reshje kryesisht të borës me intensitet më të dobët.

Exit mobile version