Site icon Tetova Expres

Kasami mirëpret në takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Kilian Val

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në zyrat e tij ka mirëpritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Kilian Val, informon Zhurnal.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen e komunës, realizimin e projekteve dhe tema të tjera me rëndësi. Kasami ka informuar Val-in se komuna e Tetovës nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga ana e Qeverisë për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve.

“Bashkërisht me ambasadorin Val, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit që po ndodhin në rajon me theks të veçantë marrëdhëniet Kosovë – Serbi, ku edhe njëherë ripërsëritëm qëndrimin tonë se në rajon duhet të ketë stabilitet dhe paqe. Biseduam edhe për sfidat në Maqedoninë e Veriut nga zgjedhjet e parakohshme deri tek Ndryshimet Kushtetuese, ku edhe njëherë rikthesova se vendi duhet të jetë pjesë e BE-së dhe se çdo alternative tjetër do të ishte e dëmshme dhe do ta dërgonte vendin në pikën zero.

Gjithashtu – ambasadorin Val e urova për misionin e tij të ri në Maqedoninë e Veriut, duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, ka informuar Kasami./Zhurnal.mk

Advertisement
Exit mobile version