Zyrat e Avokatisë “Janaki Mitrovski” dhe “Peshevski i Timovski” sot do t’u dorëzojnë të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve në Kuvend propozim-ligjin për amnisti të të dënuarve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017.
Propozimi i tyre është që të gjithë të dënuarit me burgim deri në dhjetë vjet të lirohen nga vuajtja e mëtejshme e dënimit dhe të dënuarit për më shumë se dhjetë vjet të lirohen nga 50 për qind e dënimit, përcjell INA.
“Si jurist që ushtroj të drejtën penale, nuk gjej asnjë justifikim për atë që është bërë. Por në të njëjtën kohë besoj se nuk ka padrejtësi më të madhe se drejtësia selektive. Dhe e gjithë Maqedonia është dëshmitare se me Ligjin për Amnisti të vitit 2018, disa nga të dënuarit janë amnistuar në mënyrë selektive për arsye fitimprurëse politike, pra Krsto është milioner, Ramçiloviç është ambasador, Betka është në gjyq etj, ndërsa disa po kalben në robëri për të gjashtin vit”, njoftoi avokati Mitovski.
Ai ka theksuar se pret që propozimi i tyre të jetë në rend dite në seancat e radhës dhe të gjejë mbështetjen nga deputetët. (INA)