Site icon Tetova Expres

Sisteme të reja informacioni për menaxhimin e financave publike në vlerë prej 24.9 milionë euro

Përmes një projekti në vlerë prej 24,9 milionë euro do të vendosen tri sisteme të reja informative që do të përmirësojnë efikasitetin, transparencën dhe qëndrueshmërinë e shpenzimeve publike dhe do të rrisin efektivitetin e administrimit të të hyrave.

Njëzet milionë euro janë kredi nga Banka Botërore (BB), dhe 4.9 milionë euro janë granti i BE-së që do të administrohet përmes BB-së. Kontratat për zbatimin e projektit u nënshkruan sot nga ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Masimiliano Paoluçi, në prani të ambasadorit evropian Dejvid Gir dhe drejtoreshës së Drejtorisë së të ardhurave publike, Sanja Lukarevska.

Në Ministrinë e Financave do të funksionojë një Sistem i integruar informativ për menaxhim me financat (IFMIS), në kabinetin e Zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike dhe Koordinimin e Resoreve Ekonomike do të ketë Sistem informativ për menaxhim me ndihëm shtetërore (SIMIS), ndërsa Drejtoria e të ardhurave publike bëhet me një një sistem të ri informacioni për menaxhimin me të ardhurat tatimore (ITIS).

Për mbështetjen e reformave për menaxhim me me shpenzimet publike do të ndahen 14,69 milionë euro, për forcimin e praktikave për menaxhimin e taksave dhe sistemeve në Drejtorinë e të ardhurave publike, ndërsa 2,025 milionë euro për menaxhimin e ndryshimeve, koordinimin e donatorëve dhe menaxhimin me projekte.

“Krijimi i këtyre sistemeve paraqet pjesë të përkushtimit të Qeverisë për zbatimin e teknologjive të avancuara dhe parakusht për vendosjen e një mënyre moderne të menaxhimit të financave publike. Me to do të përmirësohet efikasiteti dhe transparenca në menaxhimin e financave publike dhe kjo do të arrihet duke lidhur sistemet ekzistuese të fragmentuara dhe të shkëputura në një platformë digjitale të centralizuar, tha ministri Besimi pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Advertisement
Exit mobile version