Adnan Azizi nga Lëvizja Besa ka komentuar deklaratën e Talat Xhaferit se në Tetovë nuk ka zjarr.
Ja çka shkruan Azizi:
Është mirë që e paskeni pranuar dhe kuptuar se në Tetovë s’ka zjarr, sepse barutin ua ka lagur Lëvizja BESA!
Në Tetovë BESA ua fiki dritat vitin e kaluar edhe atë dy herë brenda një viti, tani keni durim dhe shifeni sesi do ta shijoni humbjen edhe në nivel Republikan!
Mbajeni mend: Do t’ua “thyejmë lapsin” shumë keq në zgjedhjet e ardhshme sa që do të befasoheni se si do të shuheni e do të lageni nëpër të gjitha vendet nga humbja e thellë.
Kësaj rradhe nuk keni si të shpëtoni, koha ju ka ardhur të pushoni gjatë kohë në opozitë dhe ta shijoni pensionimin politik!”, përfundon shkrimi i Adnan Azizit. /tetova1/