Ministri për Punë të Jashtme i Bullgarisë, Nikollaj Milkov, mbrëmë në një takim në Bruksel ka informuar kolegët për sekretarin e rrahur të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov dhe ka kërkuar prej tyre solidaritet lidhur me këtë çështje, informon Zhurnal.
“Kemi eskalim të tensioneve dhe presionit lidhur me të drejtat e bashkësisë bullgare atje. Ata filluan me miratimin e veprimit legjislativ kundër bashkësisë bullgare dhe të drejtave të tyre për shoqërim, që tregoi konensus mes pushtetarëve dhe opozitës në bazë antibullgare. Menjëherë më pas vijoi djegja e klubit bullgar, për çka u shqiptua dënim me kusht. Më pas tre sulme të klubeve tjera dhe gjuajtje me armë ndaj njërës prej tyre. Fajtorët asnjëherë nuk u gjetën”, deklaroi Milkov.
Në pyetjen nëse Bullgaria përsëri do ta shfrytëzojë të drejtën e vetos për negociata të Maqedonisë së Veriut me BE-në, Millkov përgjigjet:
“Gjithçka varet si do të vijojnë punët, në vend të parë kjo çështje asnjëherë nuk përjashtohet, edhe pse e drejta e vetos është si një armë atomike – fuqia e saj nuk duhet të shfrytëzohet, por të qëndrojë si një mundësi të detyrojë tjerët të tërhiqen, të negociojnë, të arrihet te një konsensus të gjerë. Shpresoj se nuk do ta shfrytëzojmë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare./Zhurnal.mk