Rezultatet fillestare të autopsisë së urdhëruar nga prokurori publik ndaj një gruaje të ndjerë 83-vjeçare nga Strumica tregojnë se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme. E ndjera, trupi i të cilës ishte zbuluar më 20 janar në një shtëpi në Strumicë, ka gjetur gjurmë që tregojnë se vdekja ka ndodhur si pasojë e mbytjes , si dhe dy brinjë të thyera, njofton Prokuroria.
“Sipas udhëzimeve të prokurorit publik po ndërmerren veprime intensive për zbulimin e autorit të veprës penale. Menjëherë pas ngjarjes, Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka kryer këqyrje në vendngjarje dhe ka konstatuar gjurmë të cilat tashmë i nënshtrohen ekspertizës.
Nuk ka shenja të hyrjes me forcë në shtëpi, por është i dukshëm kontrolli i sendeve personale. Për zbardhjen e ngjarjes janë duke u zhvilluar biseda me të gjithë personat që mund të kenë dijeni”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.